Kur bëhet fjalë për ndëshkime direkt me karton të kuq menjëherë të sillet në kokë ndonjë lojtarë i ashpër, apo problematik i cili njihet për temperamt me ç’rast mund edhe të ndëshkohet, shkruan Korneri.net
Një fakt interesant këtë edicion që sapo e lam pas në Superligë, është i pabesueshëm. Futbollisti i cili më së tepërmi u skuq direkt me të kuq nga gjyqtarët e Superligës, nuk është mbrojtës, mesfushorë apo sulmues, por është portier. Bëhet fjalë për guardianin e Vëllaznimit të Gjakovës, Atlik Muhaxhiri, për të cilin ky vit nuk doli të jetë me fat pasi skuadra e tij u largua nga Superliga, pas gjuajtjeve të penalltive në ndeshjen e barazhit ndaj Ferizaj.
Gjatë pjesës së rregullt Muhaxhiri ishte përjashtuar dy herë me të kuq ndaj skuadrave drenicake Feronikeli e Drenica. Fillimisht ai u skuq në ndeshjen e javës së 22-të, të cilën Vëllaznimi e humbi nga Feronikeli 3-0, ndërkohë katër javë më vonë ndaj Drenicës në Gjakovë, edhe pse u përjashtua nga loja dhe skuadra mbeti me një futbollist më pak gjakovarët arritën fitore me rezultat 1-0.
Rast i tillë ndodh rrallë herë në ndonjë kampionat që portieri të dalë futbollisti më “problematik”, gjatë stinorit për gjyqtarët.