Definitivisht njohësit e futbollit janë befasuar me vendimin e Barcelonas.
Ata hynë në “Pazar” me Juventusin për ta realizuar një shkëmbim të mesfushorëve mosha e tyë cilëve dallon jashtëzakonisht shumë dhe në këtë drejtim të gjithë flasin dhe thonë se gjiganti italianë shtë përfitues i madh, përcjell Korneri.net
Derisa Arthur (23-vjeç), tashmë do të kaloj në radhët e Juventusit, nga ana tjetër Miralem Pjanic (30-vjeç), do të jetë i Barcelonas, pra futbollist shtatë vjet më i vjetër. Ok, të gjithë i dinë cilësitë e bishnjakut që ka përvojë dukshëm më të madhe se Arthur, por vlerësimi i kartonit të tij prej 60 milionë eurom, ka qenë shumë e lartë dhe këto Juve ka përfituar shumë.
Sipas informacioneve të fundit Pjanic pritet që ditën e diel më së largu të hënën edhe t’i kryej vizitat mjekësore te Barcelona, para se të nënshkruaj kontratë tre vjeçare me blaugranët. /Korneri.net