Kombëtarja e Kosovës, të premten e ardhshme, më 6 tetor, do ta zhvillojë ndeshjen e fundit si vendase në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2018 kundër Ukrainës, në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, në orën 20:45. Federata e Futbollit e Kosovës tashmë i ka hedhur në shitje biletat për këtë ndeshje dhe ato mund të blihen në shumicën e qyteteve në Kosovë.

Çmimet e biletave për këtë ndeshje janë si vijon:

Tribunat E1, E2, E3, E4, E5 = 7 Euro

Tribunat C1, C2, C3, C4, C5 = 7 Euro

Tribunat D1, D4 = 15 Euro

Tribunat D2, D3 = 20 Euro

Tribunat A, B = 30 Euro

Tribuna VIP = 80 Euro

 

Biletat mund të blihen në qytetet kryesore të Kosovës në pikat e mëposhtme:

PRISHTINË
MALËSIA REISEN, Rruga Fehmi Agani 137

SUHAREKË, Qendra Zejtare

PRIZREN
MALËSIA REISEN, Rruga Jeremin De Rada

DEÇAN
GECI TOURS, Rruga Luan Haradinaj

PEJË
GECI TOURS, Rruga Eliot Engel

GJILAN
RINORI TRAVEL, Rruga Adem Jashari

GJAKOVË
WEST FLY, Rruga: Nënë Tereza

FERIZAJ
Kosova Turizëm, Rruga Dëshmorët e Kombit

MITROVICË
DPT Kmobile, Rruga Mbretëresha Teutë

VITI
TANAMERA

KLINË
EUROTOURS

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se biletat e prodhuara kanë elementë të sigurisë të nivelit më të lartë dhe se sistemi i kontrollit të tyre nëpër pikat e stadiumit Loro Boriçi është i kompjuterizuar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here