Dy futbollistët e Kombëtares së Gjermanisë, Mesut Ozil dhe Ilkay Gyndogan i dorëzuan fanellat e tyre me mbishkrime presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan.
Ky veprim u komentua gjatë në mediat gjermane, ndërsa pati edhe nga ata që e konsideruan si një veprim skandaloz dhe tradhti nga lojtarët e Kombëtares.
Blerja e re e Juventus dhe aktualisht lojtari i Liverpool, Emre Can ka refuzuar takimin me Erdoganin, ndryshe siç bën bashkëlojtarët e tij. Emre Can është me origjinë turke, por ky mohim i bërë ndaj Erdoganit ka marrë vlerësimin e mediave dhe opinionit sportiv në Gjermani.