Trajneri i FC Prishtinës, Mirel Josa, menjëherë pas humbjes nga Drenica në mikrofonin e “Supersport” u shpreh i zhgënjyer për humbjen, duke i dhënë merita skuadrës së Drenicës për menaxhimin e lojës.

“Ishte një ndeshje ku nuk treguam vlerat tona reale. Në pjesën e parë ishim të dobët, kurse në të dytën patëm disa raste por nuk i konkretizuam, kështu që na mbetet të tregojmë lojë të mirë deri në fund të sezonin vjeshtorë dhe më pas do shikojmë se në cilat reparte kemi nevojë për përforcime, pasi kampionati është mjaftë i gjatë”, tha Josa.

Artikulli paraprakKështu nuk luftohet për titull, Prishtina gjunjëzohet nga Drenica
Artikulli tjetërBekim Shotani me modesti e vlersoi fitoren ndaj Prishtinës