Shpesh herë ka pasur debate se kush janë ekipet që ndihmohen më shumë nga arbitrat në Ligën e kampionëve dhe të shumë janë ata që thonë Reali, disa thonë Barcelona e të tjerë përmendin emrin e skuadrës që ndoshta e urrejnë më shumë.

Por a e dini se cilat janë skuadrat që kanë fituar më shumë penallti ndër vite?

“Goal.com” ka kryer një vëzhgim që nga sezoni 2003-04’ për të kuptuar ekipin që është “ndihmuar” më shumë nga arbitrat për të arritur në deri në fitoren e kupës me veshë të gjatë. Në krye të kësaj liste janë kampionët e Gjermanisë dhe kampionët e ardhshëm të Spanjës.

Barcelona me Bajern Mynihun kanë fituar në total nga 31 penallti, nga të cilat kanë shënuar të dyja numër të barabartë golash, nga 23 për secilën skuadër.

Në vendin e tretë renditet Real Madridi, me 30 penallti të fituara, nga të cilat 22 janë kthyer në gol, ndërkohë që vendin e katërt e zë me 18 gola në 24 penallti të fituara. Pesëshja e parë plotësohet me Çelsin, që ka fituar 20 penallti nga të cilat janë shënuar 16 gola. /

Artikulli paraprakÇuditë në futbollin turk mes Fenerbaçes dhe Beshiktashit, dhuna nuk mjafton për të fituar në tavolinë
Artikulli tjetërBayern –Real, formacionet zyrtare