Nëse mund të them se ishim mysafirë atë ditë,  atëherë gjithsesi që duhet të falënderoj Driten për mikëpritjen, për organizmin e ndeshjes, për anim korrekt të tifozvë të Dritës . Të them të drejtët e kam pritur të jetë një ndeshje më e lehtë për ne duke marr parasysh formën, ecurinë tonë dhe duke u bazuar te problemet dhe ecuria jo e mirë që po kalon Drita, por siç e kam cekur në derbi,  këto gjëra nuk kanë vlerë dhe ashtu edhe doli . Gjithsesi qe Drita ka një ekip të mirë, në mesin e tyre ka lojtarë shumë cilësorë, mirëpo  besoj ne morëm një fitore të merituar.

Tifozët në tribuna janë bukuria e këtij derbi, dyja palët janë ato që ndezin derbin si para  ashtu edhe gjatë lojës , por gjithsesi duhet falënderoj “Skifterat” që po na perkrahin, pasi në çdo ndeshje janë vërtet forca jonë. Goli ishte një ndjenjë e veçantë të shënosh në derbi . I falënderoj bashkëlojtarët për përkrahjen pasi ata janë më meritorët që ne fituam derbin.

Artikulli paraprakShpërthen dhuna tek moshat, futbollistët e Kukësit përfundojnë në spital (Foto)
Artikulli tjetërSerbët mund të hakmerren në ndeshjen Kosovë-Kroaci