U mbyll konferenca e Kosovës para ndeshjes kundër Zvicrës. Në konferencë ishin të pranishëm selektori Primozh Gliha dhe kapiteni Amir Rrahmani. Dueli mes Kosovës dhe Zvicrës, zhvillohet të shtunën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Kjo ndeshje nis në orën 20:45 dhe i takon Grupit I kualifikues për “Euro 2024”.
Rrahmani: Me Bjellorusinë ramë moralisht dhe kam motivuar lojtarët të përgatitemi nëse jo për këto, atëherë tjerat. Këto ndeshje duhet t’i shfrytëzojmë të përgatitemi për kualifikimet tjera. Xhaka është një nga ne, kosovar dhe të gjithë jemi krenar me atë që ka arritur.
Gliha: Pikë së pari Rrahmani e Korenica, janë të mirë dhe presioni është i madh. Ata janë të rinj dhe është vështirë të përballen me Zvicrën. Do të shohim se si do ta kemi situatën më të lënduarit. Por, mënyrën e di si do të luajmë. Kemi disa lëndime të vogla dhe në fund do të vendosi për formacionin. Por të gjithë ata që luajnë do të kenë përgjegjësi të madhe.
Rrahmani: Zvicra është ekip shumë i fortë, gjithmonë shkon në Evropian e Botëror. Ka shumë kosovarë te Zvicra, kanë luajtur më herët dhe do të luajnë.
17:13 – Gliha: Nëse do të kesh sukses, gjithmonë duhet të jesh ne gjendje te punosh në presion dhe ta përballosh. Nëse doni alibi, atëherë mund të thuash se kishte presion. Në futboll duhet të kemi mendime pozitive dhe të marrim maksimumin në secilën ndeshje.
Amir Rrahmani: Është një ndeshje e rëndësishme dhe jemi të motivuar. Kemi kundërshtarin më të fortë në grup. E mirëpresim, ndoshta jo në këtë moment sepse nuk kemi shumë pikë, por e mirëpresim.
Primozh Gliha: Në futboll ka gjithë probleme dhe janë situata të zakonshme, por duhet te gjejmë zgjidhje. Gjatë këtyre ditëve kemi punuar dhe munduar të gjejmë zgjidhje.