Trajneri i Trepçës’89 Shpëtim Idrizi, ishte shumë i dëshpëruar me rezultatin final, duke thënë se lojtarët e tij nuk e dhanë maskimumin.
“Barazim që të dhem, edhe pse ne jemi përgatitur për krejt diçka tjetër tërë javën. U pa qartë se futbolli është sporti më i popullarizuar në botë, kur nuk angazhohesh dhe e nënçmom ekipin kundërshta, normal që pësoan edhe dënimin. Ne i patëm edhe rastet tona, por portieri iu tyre e kishte ditën e vet dhe në nivelin e duhur, por përkundër këtij fakti lojtarët nuk e dhanë maksimumin e tyre. Kundë Vushtrrisë”, tha Shpëtim Idrizi për Supersport Kosova i cili shtoi.
“ Unë u kam thënë lojtarëve që përgatiten në aspektin psiqik u thash lojtarëve se nuk do të jetë ndeshje aspak e lehtë duke marra parasysh se Vushtrria është tashmë më Ligën e Parë, kështu që duhet të kemi kujdes me këtë lloj të ekipeve ku ata luajnë pa asnjë problem, dhe është shumë normale se është gjithçka e lehtë për ta. Ne gati në çdo ndeshje të pjesës pranverore kemi pësuar gol dhe është për keqardhje dhe është për çdo kritikë” tha në fund trajneri i Trepçës’89. /Korneri.net