Vedat Muriqi realizoi dy gola të bukur në barazimin 2-2 ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, ndeshje e vlefshme për eliminatoret e Euro 2024. Bomberi nga Prizreni foli për emisionin “Dardanët” në Supersport.

E nisëm lojën duke pritur në mesfushë dhe duke u nisur në kundërsulme. Në pushim folëm që të ishim pozitivë. Zvicra ka super lojtarë, arritëm të barazonim.

S’më pëlqen që dolëm nga detyrat pasi barazuam. Edhe unë dua fitoren, jo barazimin, por duhet respektuar ana taktike.

Të dy golat ishin me një prekje, faleminderit shokëve dhe tifozëve që na përkrahën deri në momentin e fundit.

Të fitojmë në Rumani, që ta bëjmë këtë pikë të rëndësishme. Shpresoj të kem edhe fat.

Gliha? Të gjithë trajnerët kanë mentalitetin e vet, kanë lojtarët e tyre të preferuar. Ai po na njeh, ne po e njohim. Kemi rreth 35 lojtarë, nuk kemi lojtarë që bëjnë diferencën shumë”, u shpreh goleadori i Kosovës.

Artikulli paraprakMuriqi shënoi në frymën e fundit, ndalet Zvicra
Artikulli tjetërXhaka aspak i kënaqur me lojën e Zvicrës