Gjyqtari rumun Sebastian Coltescu, shpjegoi shkurtimisht çfarë ndodhi në ndeshjen e ndërprerë PSG -Basaksehirspor në Ligën e Kampionëve.

Kujtojmë, gjyqtari rumun në komunikim me kolegun e tij, iu drejtua ndihmës trajnerit të mysafirëv Pierre Webo si njeriu të zi. Pas kësaj nisën fjalosjet e ashpra e sidomos të sulmuesit rezervë të ekipit turk Demba Ba, i cili e  sulmoi verbalisht Coltescun për përdorimin e fjalës “raciste” dhe së shpejti nxori shokët e tij nga fusha, përcjell Korneri.net

“‘Negro’ në Rumanisht do të thotë” i zi “. Unë nuk jam racist,” tha ai shkurt për televizionin francez.

Ndeshja do të rifillojë sot nga ora 18:55 dhe Coltescu do të zëvendësohet nga një gjyqtar nga dhoma VAR. /Korneri.net

Artikulli paraprakNdeshja PSG-Basaksehir do të luhet sonte
Artikulli tjetërJuventusi qeshi i fundit. Shikoni se si ata bën shaka ndaj Barcelonas pas fitores