U mendua se Man.City do të fitonte lehtë, por jo.
Lyon shënoi fitore 1-3 duke e eliminuar përfaqësuesesin e fundi anglez në Champions League, por ishte një moment kur ndoshta historia e kësaj ndeshje do të ndryshonte sikur Sterling të shënonte gol në portë të zbrazët, përcjell Korneri.net
Pas ndeshjes i pari që foli nga humbësit ishte belgu Kevin de Bruyne.
“Viti i Ri, dhe e njëjta gjë . Pjesa e parë nuk ishte aq e mirë, e dyta ishte e shkëlqyeshme, ne barazuam, krijuam mundësi, dhe pastaj pranuam një gol pas tjetrit. Nëse Sterling do të shënonte te 1-2, do të ishte ndryshe. Ne kemi shumë për të mësuar nga kjo që ndodhi sonte”, deklaroi pas ndeshje De Bruyne. /Korneri.net