Mediat serbe kanë raportuar për ekstradimin e mundshmes të Ismail Morinës – “Ballistit” nga Kroacia në Serbi

Gazeta serbe “B92” i ka kushtuar sot një artikull lajmit për ekstradimin nga Kroacia në Serbi të Ismail Morinës, shqiptarit që ngriti dronin në Beograd.

Media në fjalë raporton se Ministria e Drejtësisë i ka bërë me dije se “kërkesa për ekstradim mbërriti me faks, por ende nuk është shqyrtuar”.

Kurse, gazeta serbe, Kurir, ka shkruar: “Gjykata kroate e sjell Morinen ne Serbi: Shqiptari që e ka leshu dronin ne ndeshjen Serbi – Shqipëri do te përgjigjet në drejtësinë ton”.

Ndërsa, për Morinën ka shkruar edhe Blic: ” Kroacia e ekstradon Morinen: Shqiptarin që e lëshoi drenin”.

Në mbrojte të Morinës kanë dal lojtarët e Kombëtares shqiptare, Federata e Futbollit e Shqipërisë si dhe Tifozët Kuqi e Zi.

Kurse, Ministria e Drejtësisë e Shqipërisë ka kërkuar nga autoritetet kroate që mos ta ekstradojnë Morinën në Serbi. /Express/

Artikulli paraprakInter ska të ndalur mposhti edhe Chelsean (VIDEO)
Artikulli tjetërVËLLAI I “BALLIST” MORINËS: JU LUTEM NA NDIHMONI