Nuk do të ketë ekipe italiane për të luajtur në finalen e Champions League, por do të ketë përfaqësim nga ky shtet.
Dhe jo vetëm për Marco Verratti që do të luajë me PSG, por do të jetë edhe Daniele Orsato i cili do të jetë gjyqtari i ndeshjes së kësaj finale të madhe, përcjell Korneri.net
Do të jetë finalja e parë e Ligës së Kampionëve për gjyqtarin e mirënjohur, i cili ndjek traditën e gjyqtarëve italianë në garat e mëdha. I fundit që drejtoi një finale të Ligës së Kampionëve ishte Rizzoli më 2013, përsëri me Bayernin në fushë, që e fitoi finalen ndaj Borussia Dortmund.

Bayern u referua në finale edhe në një rast tjetër, ai që pa dyshim më pak kujtohet nga tifozët bavarezë, në Camp Nou më 1999 me Collinan e famshëm që pati drejtuar ndeshjen me Manchester United.
Gjyqtarët e tjerë italianë ishin Braschi në vitin 2000, Lanese më 1991, Agnolin më 1988 dhe Lo Bello, i vetmi italian që kishte referuar dy herë, më 1968 dhe 1970. /Korneri.net