Ivan Perisic  luajti një finale fantastike të Kupës së Italisë, në të cilën Interi i tij mundi Juventusin dhe fitoi trofeun pas kohës shtesë me golat e reprezentuesit kroat.

Në moshën 33-vjeçare ai pati një sezon të mrekullueshëm, por ende nuk e ka vazhduar kontratën me klubin e Milanos, e cila skadon në fund të sezonit, dhe edne mbetet enigmë e pazgjedhur e neroaxurëve, përcjell Korneri.net

Calciomercato njoftoi se Interi dëshiron të mbajë Perisic, duke i ofruar një kontratë dyvjeçare me vlerë 4.5 milionë euro. Nga ana tjetër, mediat italiane theksojnë se Perisic ka një ofertë nga Newcastle, skuadra e ligës së parë angleze që u mor nga një konsorcium nga Arabia Saudite.

Futbollistit kroat dyshohet se i ofrohen 6.5 milionë euro në sezon. “Dallimi është i madh. Është vendimi i jetës së Perisic: të qëndrojë në Inter, me të cilin është mësuar plotësisht dhe gjithçka, ose të nisë një aventurë të re në moshën gati 34-vjeçare. Negociatat janë të hapura”, thuhet në tekstin e Calciomercato.

“Klani kroat”

Nga ana tjetër Gazzetta dello Sport shkruan për personat që udhëheqin karrierën e Perisic. Ata e quajtën “klan kroat” marrëdhënien e Perisic me Fran Jurcevic, mikun dhe agjentin e tij të fëmijërisë. Sipas italianëve, Jurçeviq punon për LJ Sports Group, agjencinë e tenistit kroat në pension, Ivan Ljubicic.

“Ata menaxhojnë marrëveshjet e sponsorizimit dhe rrjetet sociale të Perisic. Por Jurcevic do të jetë ai që do të negociojë një kontratë të re me Interin,” thuhej në tekstin e Gazzetta. Kujtojmë, Perisic pasi i solli trofeun Interit tha: “Ende nuk di asgjë. Vetëm e di që nuk prisni minutën e fundit me lojtarë të rëndësishëm. Këtë duhet ta dini”. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here