Kombëtarja e Italisë ka bërë publike listën e ndeshjeve të radhës të muajit nëntor, ku në këtë listë mungojnë Pelle, i cili i ka acaruar marrëdhënjet me trajnerin Ventura, por edhe Mario Balotelli, i cili po kalon formë të jashtëzakonshme te lideri në Ligue 1 Nice.
Lista e Italisë për ndeshjet ndaj Lihtenshtejnit dhe Gjermanisë është kjo:
Portier: Buffon, Donnarumma, Perin.
Mbrojtes: Barzagli, Astori, Bonucci, Romagnoli, Darmian, Ogbonna, De Sciglio, Criscito, Acerbi (Rugani).
Mesfushor: Candreva, parolo, Benassi, De Rossi, Verratti, Marchisio, Bernardeschi, Bonaventura (Sturaro, Antonelli).
Sulmues: Belotti, Immobile, Eder, Pavoletti, Gabbiadini, Sansone, Zaza (El Shaarawy).