Luciano Spalletti nën shënjestër të italianëve.
Përfaqësuesja e Italisë nuk ka arritur më shumë se një barazim në udhëtim te Maqedonia e Veriut, duke luajtur 1-1, dhe rrezikuar mjaftë shumë vendin për kampionatin e ardhshëm evropian, pasi është në pozitën e tretë të klasifikimit, pas Anglisë dhe Ukrainës, shkruan Korneri.net
Trajneri i sapo emëruar i Italisë, Luciano Spalletti, është bërë temë diskutimi, kuptohet për të keq nga shumica e italianëve, pasi ka marr një vendim shumë të madh, por në dëm të shtetit,apo së paku kështu po cilësohet.
Italia për herë të parë nga Qershori i vitit të largët 1987 luajti pas asnjë futbollistë të Milanit dhe Juventusit. Herën e fundit kjo ndodhi 36 vite me parë, dhe natën e mbrëmshme në Shkup. Asnjëherë në historinë e saj Italia nuk ka arritur suksese kulmore pa lojtarë të këtyre dy skuadrave të mëdha, andaj frika është se në rast dështimit ndaj rivalit ndoshta direkt Ukrainës të martën mbrëma në San Siro, Spalletti do të masakrohet nga mediet e atjeshme dhe tifozët anë e mbanë Italisë. /Korneri.net