Italia pa asnjë problem ka shënuar fitore nën miqësoren e zhvilluar përballë Uruguajit që luajti e përgjysmuar, apo pa dy lojtarët kryesor, Edinson Cavani dhe Luis Suarez.
Pavarësisht këtij fakti, italianët ishin shumë më të mirë dhe më agresiv, kurse arrirën të shënojnë tri herë (3:0) pas disa rasteve të krijuara, kurse Urauguaji nuk pati asnjë mundësi që vlen të përmendet, shkruan Korneri.net.
Jose Gimenez shënoi autogol pas vetëm shtatë minutash lojë, për ta dyfishuar epërsinë krejt në fund Citadin Eder i cili u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë.
Golin e tretë dhe të fundit e realizoi Daniele De Rossi nga penalltia në kohën shtesë. /Korneri.net

Artikulli paraprakSky: Kontaktet e para zyrtare Milan-Torino-Belotti
Artikulli tjetërEkskluzive: Edon Fetahi fitoi Kupën e Holandës me Feyenoord, dhe si klubi nuk e lëshoi te Kosova U-19