Së paku për dy ndeshjet e ardhshme miqësore, do të jetë në krye të Italisë.

Edhe zyrtarisht Gigi Di Biagio është përzgjedhësi i axurëve. Ish futbollisti i famshëm i cili ka qenë në krye të Italisë U21, tashmë ka marr psotin e përfaqësueses së parë, përcjell Korneri.net.

Për dy ndeshjet miqësore ndaj Argjentinës dhe Anglisë me 23 dhe 27 mars të këtij viti, Di Biagio do të drejtojë Italinë, kurse do të vazhdoj të mbetet në krye edhe të U21, derisa te emërohet dikush në vendin e tij.
Favoritët për postin e Italisë janë, Conte, Ancelotti, Ranieri apo edhe Mancini.

Artikulli paraprakNdahet hapësira ku do të ndërtohen fushat e futbollit në Prishtinë (Foto)
Artikulli tjetërKjo ndodh një herë në 1000 ndeshje, ose asnjëherë! (Video)