Alessandro Giancaterino ishte një nga personat që humbi jetën në hotelin e goditur nga orteku pas tërmetit në Abruzzo. Ai ishte kamerier dhe kur gjithçka ndodhi, ishte në orarin e punës.
Alessandro njihej si tifoz i zjarrtë i Interit dhe rrallë herë mungonte në sfidat që klubi zikaltër luante, ku në shumicën e rasteve shoqërohej nga djali i tij 10-të vjeçar dhe vëllai i madh në “Giuseppe Meazza”.
Në “shtëpinë” e fundit ai është përcjellë me një flamur krejtësisht ndryshe nga viktimat e tjerë që mbanin tri ngjyrëshin italian. Të afërmit e Alessandros vendosën që ngjyrat zikaltër t’a shoqëronin atë në vendin e fundit ku do të shkonte, ndoshta kjo një dëshirë e lënë amanet prej 42 vjeçarit.
Gjithsesi pavarësisht çdo gjëje me rëndësi është jeta e Alessandros, por Interit tashmë do t’i mungoi një tifoz jo si gjithë të tjerët, që ngjyrën e “lëkurës” e kishte “zikaltër”.