Futbolli italian është tronditur nga një tjetër ngjarje aspak pozitive. Skuadra e Serisë D, Folino, është përjashtuar nga çdo lloj aktiviteti futbollistik për këtë vit me një direktivë të njësisë Antimafia në komunën e Peruggia.

Ky vendim u komunikua nga Liga Kombëtare Amatore dhe më pas Federata Italiane vendosi që edhe skuadrat e moshave të Folinos të ndalojnë aktivitetin e tyre.

Gjithçka lidhet me faktin që presidenti i klubit, Gianluca Ius, u arrestua bashkë me persona të tjerë disa ditë më parë dhe është nën akuzë për disa krime si pastrim parash, faturim fals dhe mashtrim ndaj Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.

Ditën e sotme Folino nuk u lejua të zbriste në fushë për ndeshjen e radhës në kampionat dhe të gjitha ndeshjet në vazhdim do t’i humbë me rezultatin 3-0.

Artikulli paraprakFOTO/ Theu kafkën kundër Chelsea, lojtari anglez po lufton me vdejken
Artikulli tjetërE thotë agjenti: Ky futbollist ka kërkuar largimin nga PSG dhe transferimin te Milan