Drita e Gjilanit dhe trajneri i ri Ismet Munishi nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 në Skenderaj ndaj Drenicës edhe pse ishin ata që kishin epërsinë, por nuk arritën ta mbajnë deri në fund.
Fillimisht Leotrim Kryeziu kaloi në epërsi skuadrën e Dritës, mirëpo për rezultatin përfundimtar Drenica – Drita shënoi Granit Agaj.
Pas këtij barazimi Drenica mbanë pozitën e 8-të me 12-të pikë, kurse Drita akoma e fundosur në fundin e tabelës me 4 pikë të mbledhura.