Hajvalia nuk e ka ndërmend të dorëzohet.

Ata premtojnë se do të luftojnë deri në javën e fundit me shpresë se do t’i ikin fundit të klasifikimit në elitën e futbollit.

Skuadra e Hajvalisë mëton të futet të paktën në zonën e barazhit dhe aty të kërkojë shpëtimin në Superligën e Kosovës.  Hajvalia ka pasur vjeshtë të zymtë, me 1 fitore, 4 barazime e 12 humbje, duke u fundosur (në vend të 12-të) me vetëm 7 pikë të mbledhura.

Kryetrajneri i kësaj skuadre, Emin Bajrami, shprehet për gazetën kombëtare “Bota sot” se përgatitjet njëjavore në Durrës i shërbyen në shumë aspekte.

“Kemi qëndruar shtatë ditë dhe stërvitjet rrjedhën mjaft mirë. Arsyeja pse kam qenë kategorik për të shkuar në Durrës, pa dyshim ishte që këta djem të adaptohen me seanca, me intensitet më të lartë, sepse këto përgatitje të mira (tri seanca në ditë) janë bazë për kampionat që të jem të qëndrueshëm gjatë 90 minutave”.

“Nuk kemi kurrfarë presioni, jemi përgatitur në mënyrë psikologjike që çdo ndeshje të administrojmë me qetësi. Do të jemi befasi e kampionatit bile edhe ekipi më simpatik me moshën me të re. Nuk i frikësohemi as Dritës as Ferizajt dhe do të luftojmë për mbijetesë”, thotë për gazetën kombëtare “Bota sot” Emin Bajrami, kryetrajner i Hajvalisë.

15420900_1253180081406793_8702306134051414182_n

Artikulli paraprakE pabesueshme: Heroi i “Euro 2016”, Sadiku kërkon pasaportë të këtij shteti
Artikulli tjetërShpërthen Nainngolan: “Unë, kurrë te Juventusi, ata fitojnë me panallti dhe gjyqtarë”