Ka qenë i menjëhershëm reagimi i trajnerit të Ballkanit, Ismet Munishi në emision sportiv në Rtv Dukagjini “Dueli Sportiv”, ku ka komentuar deklaratën e kryesisë së klubit të futbollit Drenica, të cilët para pak minutash reaguan në rrjetet sociale në ndarjen e drejtësisë për dy takimet e para ndaj Prishtinës në kupë, dhe sot ndaj Ballkanit, ku pretendojnë se gjyqtari anuloi gol të pastër , pas shënimit më ‘gërshërë’ nga Argjend Bardhit, shkruan Korneri.net.

Munishi është i bindur që ky gol ka qenë i pa rregullt duke pohuar se ishe gol në stilin e Bruce Lee-s, pasi këmba e Bardhit ishte e ngritur shumë lartë ku ka mundur ta dëmtojë në kokë futbollistin e Ballkankit. Tutje ai vazhdoi se Drenica sot ka luajtur në taktilën “Dormeo”, duke ironizuar me zhagitjen e lojës nga skuadra musafire.

Artikulli paraprakVjen reagimi i “Cimës” pas deklaratave të Munishit për të ardhmen në klub
Artikulli tjetërKush është vjehrra “bukuroshe” e Milot Rashicës