Milani po mendon që tani për sezonin e ri dhe në listën e Mirabelit janë shumë emra lojtarësh, të cilët do të përforconin skuadrën kuqezi. Sipas asaj që raporton “Gazzetta dello Sport”, Milani ishte vetëm një hap larg blerjes së tretë për sezonin e ri, pas portierit Reina dhe mbrojtësit Striniç.
Mirabeli ishte shumë pranë anësorit të majtë të brazilianit Bernard, të cilit i skadon kontrata me Shakhtarin, por bllokimi ka ardhur nga pronarët kinezë, të cilët po diskutojnë të ardhmen e drejtorit sportiv të klubit kuqezi.
Në këtë mënyrë, të gjitha transferimet e mundshme të lojtarëve janë pezull, duke përfshirë edhe atë të brazilianit Bernard.