Mesfushori argjentinas, Ever Banega, ishte shumë pranë largimit nga Inter sepse drejtuesit e klubit nuk ishin të kënaqur me formën e tij, mirëpo sipas mediave italiane tani gjërat kanë ndryshuar.
Gjithmonë sipas burimeve të mediave italiane, pas paraqitjes së tij në ndeshjen e djeshme ndaj Cagliarit Banega e ka fituar një vend titulli në formacionin e Piolit dhe është hequr nga mendja shitja e tij në merkaton e verës së ardhshme.