E diela ishte ditë e veçantë për familjen Simeone. Së par ii riu Giovanni, shënoi dy gola në fitoren e madhe të Genoas kundër Juventusit 3:1, pastaj i vjetri Diego, fitoi me Atletico Madridin 0:3 te Osasuna për tu kthyer në krye të La Ligas.

Dy rezultatet e mëdha Diego Simeone i ka postuar në Instagram, duke postuar foton e tij të dikurshme nga viti 200o, kur me 1 prill kishte shënuar gol pikërisht ndaj Juventusit sa ishte anëtar i Lazios, dhe normalisht festën e djalit të tij që pikërisht ndaj Juves i shënoi dy gola, ndërsa festa e tyre ishte krejtësisht e njëjtë.

 

Artikulli paraprakMediat spanjolle “çmendin” tifozët e Milanit: Carlos Bacca stervitet te kjo skuadër spanjolle
Artikulli tjetërChiellini befason të gjithë: Pas ndeshjes me Genoa ka pasur “konfrontime” në skuadër