Angel Cappa, i cili ka qenë pjesë e të dyja klubeve, Realit dhe Barcelonës, ka qenë kritik me presidentin e madrilenëve, Florentino Perez.

“Veç të tjerave, Perez nuk ia ka idenë futbollit”, ka thënë 70-vjeçari për televizionin “NonStopPeople”,

“Reali i Madridit nuk ka një identitet futbolli. Ndërsa Barcelona po. Ka krijuar një identitet të fortë gjithë këto vite. Ajo që Reali di të bëjë është të shpenzojë miliona për lojtarë të ndryshëm. Ndryshojnë çdo vit menaxher, stilin e të luajturit. Nuk kanë identitet”, përfundoi Angel Cappa.

Artikulli paraprakPër Barcelonën muaji janar do të jetë totalisht i “çmendur”!
Artikulli tjetër“Boxing day”: E 12-ta rresht për Chelsea, Arsenali fitoi minimalisht, Man. United arrin fitoren e katërt radhazi