Kastrioti superfuqia verore e Kategorisë së Parë: në merkato klubi krutan është padyshim kampioni, duke parë revolucionin e kësaj vere.

Trajneri Samuel Nikaj ka firmosur dhe është prezantuar sot, duke nisur misionin e ngjitjes në Superiore, pasi e bëri diçka të tillë edhe te Flamurtari i Prishtinës,raporton sportekspres.

Së bashku me të, sot janë prezantuar edhe 6 futbollistë të njohur në Shqipëri: Albert Caca, Alis Boçi, Denis Dyca, Dritmir Beci, Ergi Borshi e Enco Malindi, të gjithë zyrtarisht krutanë.

Të hënën do të prezantohen edhe Klajdi Kuka dhe Sokol Mziu, dy emra të tjerë mjaft të njohur.

Artikulli paraprakBarcelona ka gati planin nëse largohet Neymar
Artikulli tjetërZYRTARE: UEFA konfirmon tri pikë për Kosovën në tavolinë