Golashënuesi më i mirë i futbollit shqiptarë, Kyrian Nwabueze, me shumë gjasë karrietën do ta vazhdojë në Turqi.

Ish-sulmuesi i Dritës, i cili më 2019 kaloi te Laçi, pritet të luaj në Turqi, por për momentin nuk dihet saktë a do të jetë pjesë e elitës, apo të një skuadre të ligës së parë, njoftoi menaxheri turk Gural Bergen, i cili duket se nuk deshti të abulonte më shumë se kaq, përcjell Korneri.net

 “Kohët e fundit kemi kontrolluar kryesisht Poloninë, Shqipërinë dhe Serbinë dhe jemi fokusuar aty. Të ardhurat e lojtarëve në Ballkan nuk janë aq të larta sa në Turqi dhe sigurisht që do të kenë dëshirë që të vijnë në vendin tonë. Edhe ne do të përfitojmë nga ky aspekt pasi do të marrim lojtarët më me nivel. Pas pandemisë, merkato do të ndryshojë rrugën e saj dhe mendoj se Turqia do të orientohet nga vendet ballkanike. Do të rritim cilësinë tonë dhe do të ketë më shumë progres”, deklaroi Bergen për Supersport.

Për momentin Kyrian Nwabueze, vuan nga lëndimet dhe nukë shtë 100% i gatshëm për lojë, pork jo nuk e ndal transferimin e tij në Turqi gjatë muajve të ardhshëm. /Korneri.net

Artikulli paraprakTottenham në bisedime me ish-interistin
Artikulli tjetërLanguages in Syria