Një nga sulmuesit më të spikatur gjilanas padyshim mbetet emri i flokë gjatit Ismet Ramushi, i cili gjatë karierës së tij kishte fatin të luajë në dy skuadrat e qytetit të Gjilant, Gjilani e Drita, të cilat gjatë këtij vikendi do të luajnë derbin e zjarrtë lokal në stadiumin e qytetit të Anamoravës.

Në një intervistë ekskluzive Ramushi, foli për Korneri.net për ndeshjen e së dielës për të cilin po flet e tërë Kosova, pasi pritet të jet i jashtëzakonshëm përkundër kushteteve aspak të mira atmosferike, për të cilat Ramushi shpreson të përmirësohen e spektali ta thotë fjalën e vet.

“Shpresoj që koha të përmirësohet, sepse me të vërtetë është një lojë që shumë lojtarë dhe dashamirë të futbollit enërrojnë të jenë prezent në kësi llojë përballjesh. Kur të afrohet derbi i zjarrtë i Gjilanit, fiton qyteti fiton fubolli i Kosovës. Shpresoj të kalojë sa më mirë ky takin, ashtu sikurse në vietet e kaluara. Të dy skuadrat kanë formë të njëjt, kualiteti nuk mungon në asnjërën anë, andaj shpresoj që e diela të jetë feste ditë futbolli.

Ramushi parashikon këtë rezultat: ” Shpresoj të ketë gola, pasi tifozët meritojnë të shohin dhe ti gëzohen atyre. Personalisht besojë se ndeshja do të mbyllet me rezultat të barabart 1-1″, përfunoi ish sulmuesi kosovar.

Artikulli paraprakAksident trafiku për yllin argjentinas
Artikulli tjetërHysni Gjinovci se harron Dritën: Këto janë fjalët e tij për derbin e Anamoravës