Ish reprezentuesi turk Tayfun Korkut është emëruar trajner i ri i skuadrës gjermane Bayer Leverkusen deri në fund të edicionit, raportoi klubi të hënën pasdite.
Korkut e ka zëvendësuar të shkarkuarin Roger Schmid i cili mori lajmin e hidhur nga kryesia e klubit menjëherë pas disfatës 6:2 nda Borussia Dortmund.

“Jam i bindur se mund të përfundojmë stinorin në mënyrën sesi e mendojmë”, ka thënë Korkut.

Bayern aktualisht gjendet në pozitën e 10. në renditjen tabelare me 30 pikë, pesë më pak se Eintarcht Frankfurt që është i gjashti, vend ii fundit që dërgon në Evropë edicionin tjetër, derisa neë Ligën e Kampionëve është në pozicion të vështirë pasi humbi në shtëpi nga Atl.Madrid 2:4 në ndeshjen e parë të 1/8 së finales.

“Ende mund të luftojmë për një vend në Evropë, sepse mendoj që me kualitetin që kemi shumë shpejt mund të jemi në pozicionin e duhet” deklaroi drejtori sportiv, Rudi Voeller.

Artikulli paraprakHazard te Reali, nuk ka zgjidhje tjetër klubi mbretëror
Artikulli tjetërTavecchio sërish i pari i (FIGC), tash premton ndryshime në Serie A