Ish-mesfushori i Juventusit, Angelo Di Livio tha se ka pritur shumë nga Higuain, por argjentinasi nuk bëri asgjë, duke mos rrezikuar pothuajse fare në finalen e Champions League ndaj Real Madridit në Kardif. Ai po ashtu tha se Juventus ndryshoi shumë në pjesën e dytë, pasi i shpenzuan të gjitha energjitë në pjesën e parë dhe kjo ndikoi shumë.

“Higuain më zhgënjeu shumë. Kam pritur shumë nga ai, të paktën në aspektin teknik dhe në dëshirën për të shënuar. Ai më dha përshtypje tjetër nga skuadra. Askush te Juventus nuk tentoi të bënte dallimin, por Higuain u vërejt më së shumti, në aspektin negativ. Kishte dallim të madh në mes të pjesës së parë dhe të dytë. Juventus e konsumoi energjinë në 45 minutat e parë. Ata në pjesën e dytë ishin më të freskët”, tha ish-mesfushori i Juventusit dhe Italisë./Korneri.net.

Artikulli paraprakA po largohet Bonucci nga Juventus?
Artikulli tjetërLajmi i fundit: Milan ka arritur marrëveshje edhe me këtë mesfushor fantastik…..