Christoph Metzelder mendon se Bayern Munchen nuk ka asnjë shans që të përmbysë sfidën ndaj Real Madrid. Kampionët e Gjermanisë humbën 1-2 në shtëpi në sfidën e parë gjysmëfinale kundër “Los Blancos”.
Ish-mbrojtësi gjerman i Real Madrid (2007-2010) ka dhënë mendimin e tij, se çfarë do të ndodhë në sfidën e dytë.
“Është e rrallë që Real Madrid të mbrohet në mënyrë kolektive, ashtu siç bëri në Gjermani ndaj Bayern Munchen. Modric ose Kroos kaluan pjesën më të madhe të ndeshjes me detyra mbrojtëse. Në sfidën që do të luajë në shtëpi, Reali do të sulmojë për të fituar dhe do të shfaqë gjithë forcën e tij ofensive.
Për Bayern Munchen, nëse nuk do të luante sërish Alaba, do të ishte një goditje e madhe.
Franck Ribery ishte protagonist në ndeshjen e parë ndaj Realit, ndërsa Robert Lewandowski u markua shumë mirë.
Vëmendja është te sulmuesi polak. Në ndeshjen e parë, ashtu si Cristiano Ronaldo, ai nuk bëri asgjë të mirë. Bayern ka nevojë që Lewandowski të bëjë një ‘mbrëmje gala’ nëse do të kalojë në finale të Champions League. Mjafton një milimetër që Ronaldo të shfaqet dhe të shënojë, ndaj kujdes!”, tha ish-mbrojtësi i kombëtares së Gjermanisë, Christoph Metzelder.