Mats Wilander, legjenda e tenisit zvicëran, njihet si njëri nga ata të cilët kurrë nuk e kanë adhuruar serbin Novak Gjokovic. Atë e ka dëshmuar edhe para finales së turneut Masters që u mbajtë në Londër kundër Andy Murray, pasi deklarata e tij bëri nërvoz serbët.

“Gjokovic e ka fituar këtë turne pesë herë. Askush në fakt nuk dëshiron që ai ta fitojë sërish, ndoshta përveç disa qindra serbë” tha Wilander fituesi i shtatë Grand Slam trofeve, i cili mezi ka prit që ta shoh Murray në krye të tenisit botëror.

Britaniku në finale e madhe mposhti serbin Gjokovic me rezultat 2:0 në sete 6:3,6:4 për ta mbyll vitin si tenisti numër 1 në botë.

murrau-gjokovic

 

Artikulli paraprakTifozët e Besiktas mbyllin gojën… Ja si do të përkrahet skuadra ndaj Benficas
Artikulli tjetërDy tifozë kalojnë natën në tualetet e ‘Old Trafford’. Ja arsyeja që po mahnit botën…