Ish-futbollisti i skuadrës kampione të Shqipërisë, Bekim Kuli ka përfunduar në burg. Ai është ndaluar në tren nga policia e Gjermanisë.
Sipas Panorama Sport, Kuli mësohet se është kapur në tre me 50,000 mijë euro, të cilat mendohen se janë paratë e trafikantëve të drogës. Kuli ka më shumë se dy muaj në paraburgim në Gjermani.
Para gjykatës, Kuli ka treguar se kishte ardhur në Gjermani për të vijuar karrierën si trajner, por disa persona e kanë detyruar të bënte punë të tjera.