Pasi është divorcuar me futbollin aktiv, Marco Cassetti po shikon për një aventurë të re. Sipas “Sky Sport”, ish-lojtari i Romës në Seria A do të jetë zëvendës i Christian Panucci në Kombëtaren e Shqipërisë.

Ata kanë luajtur së bashku me skuadrën e Romës, por tani duket se do t’i bashkojë një sfidë e re. Ai e ka mbyllur karrierën dy vite më parë dhe tani është në kërkim të një suksesi të ri.

Ai do të jetë ndihmës i Panuccit në stolin e kuqezinjve të Shqipërisë. Marco Cassetti do t’i zërë vendin zëvendësin aktual të Panuccit, Paolo Rodolfi. Ndërkohë ky i fundit do të mbajë postin zbulimit të talenteve për Kombëtaren e Shqipërisë.

Stafi i plotë i Kombëtares së Shqipërisë në stafin teknik do të jënë si më poshtë : Christian Panucci (trajner), Marco Cassetti (zv.trajner), Ervin Bulku (zv.trajner), Ilir Bozhiqi (trajner portierësh), Alessandro Ciullini (përgatitës atletik), Luca Laurenti (zv.përgatitës atletik), Alarico Marco Rossi (videoanalist), Paolo Rodolfi (zbulues talentesh).

Artikulli paraprakKampioni i njohur turk i jep fund karrierës, ia kërkoi Erdogan
Artikulli tjetërZyrtare: Ndeshja Prishtina-Drita zhvillohet në këtë stadium