Klubet kineze nuk njohin limite pasi sërish kanë kryer një tjetër transfertë të bujshme. Bëhet fjalë për mbrojtësin veteran Ricardo Carvalho i cili ka konfirmuar se do të jetë pjesë e skuadrës Shanghai SIPG.
Ish-lojtari i Chelseas dhe Real Madridit tashmë në një moshë 38-vjeçare ka vendosur që të luajë në kontinentin aziatik, shkruan “Goal.com”.
Lajmi është konfirmuar nga vetë lojtari ndërsa për klubin kinez është vetëm çështje orësh prezantimi dhe zyrtarizimi i një tjetër transferte të bujshme.
Kina së fundmi është shfaqur si një rrezik real për skuadrat evropiane të cilat ndihen të kërcënuara nga klubet aziatike që po ofrojnë paga të pa dëgjuara më parë për një futbollist.
Së fundmi ka qenë qeveria e Kinës ajo e cila ka reaguar për këtë situatë duke premtuar se do të vendosë një tavan për pagesat e lojtarëve.