Dal ngadalë, skuadra mitrovicase KB Trepça, po bëhet shumë e fortë.

Organizimi i mirëfillt i klubit duke nis nga kryetari  Vullnet Sefaja dhe tërë zyrtarët tjerë të lartë, po dëshmojnë se e kan një synim të madh, të ndërtojnë diçka të madhe dhe paralelisht edhe të korrin suksese, shkruan Korneri.net

Fituesi i Kupës së Kosovës, ka transferuar fundorin amerikan Rodney Purvis, i cili ka shtuar edhe më shumë vlerën dhe cilësinë te Trepça. Is anëtari i Orlando Magic, i cili në karrierë luajti edhe te Hapoel Tel Avin apo Bergamo Basket, së fundmi edhe te skuadra ukrainase Cherkaski Mavpy, është transferuar te Trepça.

28-vjeçari i gjatë 1.93, do të jetë një super përforcim për pjesën tjetër të kampionatit, pasi djaloshi ka një mesatare prej 10.3 pikë, 2.1 kërcime dhe 3.7 asistime për ndeshje. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here