Nottingham Forest surprizon Newcastle në “St. James’s Park”, ku ia doli të triumfojë me rezultatin 1-3 me përmbysje.

Sulmuesi nga Zelanda e Re, Chriss Wood ishte heroi i Nottingham, pasi shënoi tre herë në portën e Newcastle, duke u dhënë tre pikët të tijve dhe duke marrë topin e ndeshjes në shtëpi.

Vendasit e nisën mirë dhe pas disa rastesh, gjetën golin e avantazhit me anë të suedezit Isak, i cili shndërroi në gol penalltinë e fituar vetë. Megjithatë Wood riktheu baraspeshën pak para fundit të pjesës së parë dhe në fillim të të dytës shënoi dy herë të tjera, duke kompletuar përmbysjen dhe vulosur triumfin e Nottingham Forest.

Kjo është humbja e tetë në 19 ndeshje për Newcastle, që mban vendin e 7 me 28 pikë, plot 8 pikë larg zonës Champions të renditjes.

/Supersport.al

Artikulli paraprakZyrtare: Jim Ratcliffe, pronar i 25% të aksioneve të Manchester United
Artikulli tjetërPSG paguan 20 milionë euro për një 18-vjeçar brazilian