Sipas burimeve të sigurta nga klubi Real Madrid e që zbulohen nga e përditshmja “AS”, që është shumë afër me mbretërit, Isco është në shitje.
Ky lajm është pak befasues për faktin se shumë herë është thënë se spanjolli nuk largohet në asnjë mënyrë, por tash duket se gjërat kanë ndryshuar.
Megjithatë, për momentin Isco nuk ka çmim pasi thuhet se ai mund të shitet vetëm nëse vjen ndonjë ofertë e mirë dhe serioze, edhe pse kartoni i tij konsiderohet të kushtojë jo më pak se 30 milionë euro.
Arsenali është skuadra e parë që tashe sa kohë dëshiron ta transferojë në Emirates, por tash edhe Milan mund ta blejë kartonin e tij pas asnjë problem, sidomos kur kihet parasysh se çfarë marëdhëniesh kanë këto dy klube më të mëdha evropiane.