Paris Saint Germain afrohet më shumë te mesfushori spanjoll Isco të Real Madridit, shkruajnë mediat franceze. Sipas të famshmes ‘L’Equipe’ trajneri Unai Emery e përlqen jashtëzanonisht shumë 24-vjeçarin për të cilin është gati bëjë çmos që ta sjell në Francë. Po flitet se marrëveshja në mes klubeve po shkon në rrugën e duhur, por gjithçka do të finalizohet në muajin qershor kur edhe Real Madridi do të bëjë të ditur çmimin e futbollistit.
Isco ka kontratë me mbretërit deri në vitin 2018, por ka zëra se edhe Barcelona është shumë e interesuar për shërbimet e tij dhe mediat katalunase e favorizojnë Barçen para PSG në këtë aspekt shkaku i dëshirës së lojtarit për të kaluar në Camp Nou.