Me skuadër të dytë Real Madridi pati telashe të mëdha përballë skuadrës së rrezikuar dhe me pak gjasa për shpëtim Sporting Gijon, dhe kjo përkak i kushtoi nbretërve të cilët barazonin 2:2 deri në minutën e 90-të, kur lojtari më i mirë në fushën e blertë Isco me një gol të bukur nga disstanca ia mundësoi Realit fitoren 2:3, për ta mbajtur distancën me Barcelonën në garë për titull.

Duje Cop për befasi e kaloi Gijonin në epërsi, por Isco shumë shpejt barazoi rezultatin.
Sërish ishin vendasit që shënojnë, këtë herë me mjaftë fat pasi një top me kokë që ishte qëllim për tu future brenda pesë metërshit të portierit të Realit, ai përfundoi në rrjetë.
Alvaro Morata e barazoi rezultatin i cili qëndroi saktësisht deri në minutën e 90, kur Isco i gëzoi pa masë madrilienët.

Javën tjetër zhvillohet “El Clasico”, që do t’i jep fund çështjes së titullit apo do të rihapet sërish.

Artikulli paraprakE konfirmon Fassone, kinezët e Milanit nisën në aksion!
Artikulli tjetërKapiteni legjendar merrë ofertë nga Dubai…