Njëri ndër protagonistët apsolut në tre muajtë e fundit në të gjitha sukseset e Real Madridit, mesfushori spanjoll Isco, u ka bërë me dije të gjithve se ardhmëria e tij lidhet me mbretërit, shkruan Korneri.net.
Ai në festën e madhe të organizuar nga Real Madridi që zgjati për më shumë se katër orë, foli për shumë media spanjolle e në veçanti me televizionin privat të klubit Real Madrid.
“Jam në klubin më të madh në botë, dhe nuk mendoj asnjëherë që të largohem nga këtu. Mezi pop res të ulem me zyrtarët e klubit për të diskutuar për kontratën time të re sepse atë do ta vazhdoj pa menduar dy herë”, tha Isco i cili ka qenë shënjestër e shumë klubeve evropiane e në veçanti Barcelonës. /Korneri.net

Artikulli paraprakEksperti i statistikave të futbollit kosovar, ka përpiluar listën e 34 skuadrave elitare nga viti 1999 deri më sot
Artikulli tjetërElseid Hysaj, idhulli jo vetëm i shqiptarëve! Ja veprimi i fundit tifozëve të Napolit