Nuk i kemi lënë anash as skuadrat kosovare që bëjnë pjesë në ligën e parë.

Konkurrenca është jashtëzakonisht e madhe pasi janë pesë skuadra që po bëjnë garë të ashpër për rikthim në Vala Superligë, dhe sipas trajnerit të FC Vushtrrisë, Isa Sadriu, pikërisht skuadra e tij ka gjasa të mira për tu kthyer në mesin elitarë.
Ja se farë i ka thënë “Korneri.net”, i famshmi Sadriu rreth gjasave të këtyre skuadrave për tu inkuadruar në rangun më të lartë të futbollit tonë.

“Ne FC Vushtrria jemi të kënaqur me lojen në përgjithësi. Kemi pasur orarin në këtë sezonë më të vështirë se sa skuadrat të cilat kemi mendu se do të jenë pretendent per kreun e tabeles, si Keku dhe Ferizaj, por gjate gjithe sezonit kemi tregu se jemi ekip mirë i organizuar dhe kemi qenë shumë stabil gjatë tërë sezonit.
Me meritë gjendemi në krye të tabelës. Nuk duhet harruar se në stinorin pranveror na pret luftë (sportive)për dy vendet e para ku konkurrentë do te jenë edhe Ballkani dhe Onix bashkë me Kekun e Ferizajn”, deklaroi Isa Sadriu skuadra e të cilit është në pozitën e dytë me 34 pikë, 5 më pak se lideri Keku. /Korneri.net

Artikulli paraprakReali i Madridit ka një “armë të fshehtë”, që nuk zbret në fushë…
Artikulli tjetërPo shkon atje prej nga vjen!?