Inter dhe trajneri i tij Simone Inzaghi kanë rënë dakord për të vazhduar bashkëpunimin, i cili duhet të zgjasë deri në vitin 2024, raportojnë mediat italiane.

Inzaghi ende nuk e ka nënshkruar zyrtarisht kontratën, por duhet të jetë një formalitet. Kontrata e re do të rrisë të ardhurat e trajnerit 45-vjeçar të kampionit aktual italian nga 4.5 milionë euro në vit në pesë, me bonuse të caktuara, përcjrll Korneri.net

Ekziston edhe mundësia e vazhdimit të bashkëpunimit në kontratë edhe për një vit. Ish-sulmuesi i Lazios, për të cilin luajti nga viti 1999 deri në vitin 2010, e filloi karrierën e tij si trajner në atë klub romak. Ai ishte trajner i kryeqytetasve nga viti 2016 deri në vitin 2021, pas së cilës u transferua te Interi në fillim të sezonit aktual, që është puna e tij e dytë si trajner në karrierën e tij.

Interi aktualisht është i dyti në renditjen e Serie A me 58 pikë. Milani kryesues ka dy pikë më shumë, por edhe një ndeshje të luajtur më shumë. Napoli është i treti dhe ka 57 pikë me një ndeshje më shumë se Interi. /Korneri.net

Artikulli paraprakDoncic në histori, barazoi LeBron James, vazhdon me statistika të jashtëzakonshne
Artikulli tjetërAbramovich shet klubin, por yjet e mëdha largohen pas tij