Edhe Lapidar Lladrovci edhe pse pjesë e Trepçës ’89 për një kohë të shkurtër, arriti që sërish ta fitoj titullin e kampionit në Vala Superligën e Kosovës në futboll. Pas sukseseve me Feronikelit, këtë herë mbrojtësi i shquar kosovar e fitoi titullin me skuadrën nga Mitrovica, dhe për të ndihet krenar, shkruan Korneri.net.

Në një intervistë të redaksisë tonë me Lladrovic, ai u shpreh i lumtur që fitoi kampionatin e Kosovës me Trepçën ’89, por njëkohësisht duke e falënderuar edhe krytarin e klubit që ia dha këtë mundësi.

“Kenaqesi e madhe te jesh pjese e ketij ekipi qe u be kampion per here te pare ne historine e tij dhe me plote merite. Falenderoj shume Kryetarin qe me dha mundesine ti bashkohem ketij grupi te shkelqyer me lojtare shume te mire e perspektive per te cilet ky eshte vetem fillimi sepse ne te ardhmen jam i bindur se do te fitojne edhe shume tituj te tjere. Çdo njeri ne klub ka meriten e tij per kete sukses qe nga kryesia, stafi i trajnereve, lojtaret e deri te ekonomet te cilet kane bere punen e tyre si eshte me se miri.
I falenderoj shume per pritjen e mire qe me kane bere prandaj edhe jam ambientuar shpejte ne skuader. Shpresoj shume qe edhe me licencim te jemi ne rregull dhe ta perfaqesojme Kosoven per here te pare ne ligen e kampioneve.
Ndersa jam i bindur se kemi gjasa te medha ta kalojme raundin e pare dhe me pak fat pse jo edhe te dytin, urime Mitrovice, urime Trepça 89.” /Korneri.net

Artikulli paraprakKompletohet misioni, Juventus në finale të Cardiff
Artikulli tjetërZyrtare: Shkarkohet tri javë para fundit