Trajnerët shqiptarë kudo që janë dhe punojnë, kanë nis të kenë respekt të madh. Edhe pse ndoshta për momentin nuk kemi ndonjë trajner shumë të njohur dhe me emër siç është Besnik Hasi, megjithatë ka shumë të tillë që këtyë zehe mund ta punojnë suksesshëm në vitet e ardhshme. Njëri prej tyre është Nebih Zeneli i cili punon dhe vepron në Slloveni.
Ai ka drejtuar skuadrat Krka Novo Mesto dhe Krsko Brezice, trajner i cili posedon linencën Pro që nga viti 2002.
Më herët kishte punuar edhe skuadra të femrave në elitën e futbollit në këtë shtet, një previlegj që sipas tij nuk e kanë pas shumë trajnerë tjerë vendor, por me punën dhe përkushtimin e ti, e mbi të gjitha njohurin që e ka për futbollit, i është besuar puna.

Në një intervistë që “Korneri.net”, e ka bërë me z.Zenelin, folëm për përfaqësuesen e Kosovës që këtë të premte do të luajë ndeshjen e saj të pestë kualifukuese për botërorin Rusia 2018, sesi trajneri Zeneli e sheh Kosovën, dhe punën që është bërë deri më tani.

“Mendoj që në ndeshjen e parë Kosova u paraqit shkëlqyeshëm, një grup lojtarësh që janë zgjedh në mënyrë të shpejtë, por shumë të mirë . Kosova lujati kundër Finlandës vetëm tri ditë pasi ata luajtën kundër një përfaqësuese siç është Gjermania, një ndeshje e cila për finlandezët ishte e lodhshme dhe ka shkuar në favorin tonë.
Kundër Kroacisë e dimë të gjithë si kaluam, mirëpo më habit fakti që përzgjedhësi Bunjaki luajjti me system 4-2-4, pastaj u transformua në 4-2-3-1, ndërsa në fund të ndeshjes në 4-1-4-1, gjë që sipas meje Bunjaki ende nuk e ka shumë të qartë mënyrën e lojës. Kuptohet, për lojë të mira dhe paraqitje më të denjë kërkohet kohë.
Ajo që po më pengon janë deklaratat e të gjithëve në Kosovë, që ne kemi një përfaqësuese të re dhe kualitative. Është e vërtetë, por nuk mund të prononcohemi gjithmonë kështu pasi mosha e futbollistëve Kosovar është diku 23-vjeç, dhe nëpër evropë moshatarët e tyre janë bartësit kryesor të skuadrave ku luajnë.

Transformimi i skuadrës tri herë për 90 minuta lojë besoni që nuk mund ta bëjë si duhet as një Bayern Munchen që ka futbollistë të jashtëzakonshëm në secilin pozicion duke e ditur që janë së bashku një kohë të gjatë.
Pavarësisht gjithjave, unë përfaqësueses së Kosovës i dëshiroj nga zemra fitore ndaj Islandës, pasi kemi skuadër premtuese, edhe pse ende nuk janë sinkronizuar si duhet me njëri tjetrin, dhe në këtë drejtim mendoj që po mungon model ii qartë i lojës në bazë të aftësive që kanë lojtarët, si dhe qasja ndaj çdo kundërshtari në bazë të forcës që kanë.

Jemi të gjithë të vetëdijshëm se nuk mund të luajmë si Gjermania apo Holanda, por duhet që sa më shpejtë të mësojmë stilin tonë të lojës, ta njohim më mirë njëri tjetrin dhe ta kemi një stil të lojës më të cilin do të kultivonim e më pas të njihemi më mirë me të”, tha Nebih Zeneli i cili është thellë i bindur se përzgjedhësi Bunjaki e ka analizu mirë lojën e Islandës.

Artikulli paraprakGriezmann i ka befasur të gjithë me deklaratën e fundit
Artikulli tjetërKy portier i madh ka qenë pranë Barcelonës