Redaksia e Korneri.net, ka realizuar një intervistë ekskluzive me portierin kosovar, Ilir Avdyli i cili tashmë është pjesë e skuadrës shqiptare Shkëndija e Tetovës, e cila në kuadër të ndeshjes së fundit të play-off-it, për kualifikim në Europa League do të përballet me kundërshtarin më të fortë të mundshëm, gjigantin italian dhe shtatë herë kampionin e Evropës, Milanon.
Se cila kanë qenë emocionet e tij pas e kuptoj se në short i ra skuadra e tij e zemrës Milan, Avdyli u shpreh kështu:
“Normal që ishte emocionues momenti i shortit të përballësh me njerën prej skuadrave më të mëdha të Evropës. Secili sportistë kur fillon karrierën në një sport në moshë të re, ka një ekip apo një individ që e simpatizon. Fati deshti që në short të jetë ekipi për të cilin kam simpati që nga femijëria . Tifozllëku në këso raste lihet anash sepse unë tash jamë në një ekip që ka nivel mjafë të lartë dhe ka vite që ka arritur suksese në arenën ndërkombëtare. Milanin e shoh si kundërshtar pavarësisht dallimit në nivel, mendoj se edhe Shkëndija nuk është rastësisht në këtë fazë të garave. Sa i përket shanseve që kemi, ato janë të pakta, mirëpo nuk do te futemi në ndeshje të dorëzuar.”
Korneri.net: Ke qenë pjesa e disa skuadrave kosovare, dhe ato shqiptare. Na trego pak më shumë për përvvojat e tua të kaluara në këto kampionate?
“E vërtetë, kamë qenë pjesë e shumë ekipeve në futbollin kosovar pavarsisht vështirsive që kemi pas ndër vite, por arrita ta kaloj nivelin e futbollit tonë dhe isha pjesë e ekipit më te madh në Shqipëri KF Tirana. Ishte një eksperiencë mjaftë e mirë në aspektin professional. E kamë jetuar çdo moment të qenit pjesë e Tiranës. Më ka ndihmuar shumë në aspektin profesional se si një futbollist duhet të sillet kur është pjesë e një ekipi të madh. Sa i perket kalimit te Shkëndija mendoj se erdhi në momentin më të mirë te karrierës time pasi kamë përovojën e duhur të jemë pjesë e një ekipi të madh si Shkëndija. Një eksperiencë mjaftë e mirë deri më tani, pasi është ekip shumë serioz dhe me nivel shumë të lartë të profesionalizmit në të gjitha aspektet.”
Korneri.net: Do të jesh në San Siro, në njërin prej stadiumeve më spektakolar të futbollit evropian. Një ëndërr që me gjasë të është realizuar?
“Emocion i veçant dhe duhet ta pranoj që ëndrra ime ishte të shihja një ndeshje të Milanos në San Siro si tifoz. Mirëpo, nuk është më një ëndërr sepse është realitet, Shkëndija kundër Milanos. Gjërat ndryshojnë sepse duhet të luftosh në fushë siç e bëmë në çdo ndeshje dhe të japësh maksimumin pavarësisht nivelit të kundështarit që ke përballë.”
Redaksia e Korneri.net, i dëshiron Ilirit fat dhe shëndet,si dhe suksese në ndeshjen më të madhe të një skuadre shqiptare, kundër njërës prej skuadrave më të mira në histori të futbollit. /Korneri.net