Pas pranimit të Kosovës, në FIFA E Uefa më në fund futbolli kosovar ka filluar të shëndritë, kjo falë paraqitjeve të mira të Përfaqësuesës së Kosovës në Nation League, e kualifikime të kampionatit evropian, tani futbollistët tanë po shikohen me sy tjetër dhe gjithnjë po konsiderohen si kandidat për të përforcuar skuadra të ndryshme evropiane, shkruan korneri.net

Ky afat kalimtar ka qenë sadopak i pasur për lojtarët kosavar prodhim i futbollit vendorë të cilët arritën të prekin futbollin evropian. Gjatë këtij muaji kompania e kosovarit Rahman Kice, Ka-sportmanegemnt në bashkëpunim me drejtorin e shkollës së futbollit “Besëlidhja”, Driton Bajrami arritën të transferojnë tre futbollistë në Turqi. Jetmir Topallin në Superligë te Malatayaspor, talentin 18 vjeçar Oltion Bilalli te Balikesirspor dhe Ilir Mustafën te Ankara Keçiörengücü, që të dy në skuadra të respektuara në Ligën e Parë.

Në lidhje me këto transferime dhe gjithçka që pritet të ndodh Korneri.net, ka realizuar një intervistë eskluzive me Driton Bajramin, i cili njihet në opinion për mardhëniet e mira që ka me gjigandin turk Galatasaray, skuadër me të cilën shkolla që drejton ka mardhënie të shkëlqyera ndër vite.

This image has an empty alt attribute; its file name is 82106917_3566654173374795_2331065028565794816_n.jpg

Korneri: Cilat janë lidhjet e juaja me futbollin turk, dhe sa e vështirë ka qenë për ju me arrit deri këtu?

“Fatmirsisht futbollit turk e kam përcjellur qysh në kohën kur Galatasaray, pati atë kohën e artë me Fatih Terim, dhe yjet si Hakan Sukur etj të cilët i dhanë jehonë me rezultate dhe e ngritën futbollin turk këtu ku është tani. Lidhjet e mia me sipmatinë për Galatasaray janë që atëherë, mirëpo lidhjet profesionale në këtë punë i kam falë kusheririt tim ish portierit të Besiktas, tani trajner Ramazan Kursunlu, i cili më krijojë lidhje të forta të cilat tashmë kanë filluar të na shpaguhet nga dita në ditë dhe merita të mëdha ka pikërisht ky njeri.

Korneri: Tashmë në opinion dihet se tre futbollistë kosovar i keni transferuar së bashku me menagjerin Rahman Kice Turqi, Si lindi bashkëpunimi me kompaninë KA-Sportmanegement?

“Siç e ceka më lartë është Ramazani, ai i cili më njoftoi me Rrahman Kice, kosovar nga Prizreni i cili vepron në Turqi, një person i sinqertë i cili i ka dyert e hapura në secilën skuadër turke, e njeh mirë profesionin e menagjerit.Këto veti të mira të tij më kanë shtyrë të bashkëpunojë me kompaninë e tij KA-Sportmanegemnt, dhe tashmë vetëm sa kanë filluar frytet e para të dalin në pah me këto tre transferime të këtij afati kalimtar.

Korneri: Keni arritur të transferoni Topallin në Superligë, dhe Bilallin e Mustafën në Ligë të Parë, sa ka qenë e vështirë?

“Të them të drejtën nuk ka qenë aspak e lehtë, pasi është dashur shumë punë për ti afirmuar këta futbollistë te këto skuadra. Mirëpo kemi qenë të bindur në potencialin e tyre dhe kemi besuar se do të depërtojnë në këto skuadra. Mos të harrojmë Topalli është futbollisti i parë kosovar që ka bërë këtë hap duke u transferuar direkt nga Superliga jonë në një ligë të madhe si Superliga turke te Malatayaspor. Pasaj Oltion Bilalli 18 vjeçar talent premtues i cili edhe pse i ri në moshë këtë vit do të debutojë në Ligën e Parë me Balikesirspor, dhe pritshmëritë për të janë të më mëdha, sikurse për Ilir Mustafën. Mos te harrojmë edhe David Domgjonin që pati një stinor të hatashëm me Menemenspor.

Korneri: Pas këtyre objektivave të arritura a pritet ndonjë risi në ditët e ardhshme?

“Po, ne jemi duke punaur përditë jemi në negociata me klube të ndryshme dhe futbollistë vendorë. I kemi disa oferta të cilat së bashku me Rrahmanin jemi duke i shqyrtaur, analizuar dhe po presim që ndonjërën te finalizojmë. Ne jemi të thirrur të punojmë në mënyrë profesionale andaj deri sa të kemi diqka konkrete apo zyrtare nuk mundemi të zbulojmë më tepër”.

Ankara Keçiörengücü, Ilir Mustafa'yı kadrosuna kattı

Korneri: Ju jeni edhe drejtor i shkollës së futbollit “Besëlidhja”, e cila ka raporte të forta me gjigandin turk Galatasaray. Si po shkojnë punët me “Besëlidhjën”

“Faktikisht falë shkollës tonë punët e mija dhe këto lidhje kanë ardhur deri këtu. Puna fatmirësisht është duke ecur mirë jemi duke punuar fortë që nga kjo shkollë të dalin Jetmira e Oltiona të tjerë të cilët së shpejti mund të na përfaqësojnë në ekipe ndërkombëtare. Ne së bashku me stafin po angazhohemi për ditë që talentëve tanë t’ia japim bazën e fortë e të ja hapim dyert drejt Galtasarayt, apo skuadrave tjera evropiane. Kur jemi te shkolla atëherë e kam obligim ti falenderojë bashkëpuntorët të cilët ndërvite kontribuan të ngritemi në këtë nivel, duke filluar nga bashkë themeluesi Adem Neziri, trajnerët Isa Sadriu, Astrit Rrahmani, Edon Dragidella, Enis Nasufi, Miftar Hasahani, e Valon Balidemaj”.

Korneri: Faleminderit e punë të mbarë
“Faleminderit”

Artikulli paraprakGDS: Inter do të transferojë Leo Messin?
Artikulli tjetërSystems For ace my homework Around The Usa